Editorial

Faktet historike përgënjeshtrojnë Azem Vllasin për “ekzistimin e liberalizmit” në Jugosllavinë e Titos

By FerizajPress

March 16, 2018

Shkruan Muhamet Shabani Çfarë shteti ishte Jugosllavia e Titos në raport me shqiptarët,më së miri e sqarojnë dhe dokumentojnë këto fakte historike: 1.Administrimi ushtarak jugosllav u vendos vetëm në Kosovë dhe vise tjera shqiptare në Jugosllavi më 8.II.1945. Pushteti që iu imponua shqiptarëve,kishte për qëllim t’u mohonte atyre sukseset e arritura gjatë luftës. Administrimi ushtarak i dha karakter të organizuar fushatës së egër të terrorit dhe asgjësimit fizik të shqiptarëve,duke e arsyetuar atë si “luftë kundër reaksionit shqiptaromadh” Gjatë administrimit ushtarak jugosllav, 86.000 shqiptar,u therën,u djegën për së gjalli,nga të cilët 36.000 në Rrafshin e Kosovës,23.000 në Rrafshin e Dukagjinit,,27.000 në trevën e Vardarit. U bënë 22.000 bastisje dhe,200.000 të kaluar në duart e OZN-ës. 2.. Më 18 shkurt 1945,Kryesia e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë arbitrarisht,pa përfillur vullnetin e shqiptarëve miratoi propozimin e Eduard Kardelit që”Kosova dhe Metohija ti bashkëngjiten Serbisë”. 3.Më 1-2 prill 1945 në Tivar falanga çetniko-partizane ekzekutoi 4.000 rekrut shqiptare të pa armatosur. 4.Në Goricë repartet e OZN-as në dhomat e gazit masakruan 2.000 shqiptarë. 5.Udhëheqja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe ajo e Republikës së Serbisë,në Sesionin e Dytë të Këshillit Nacionalçlirimtar të Qarkut të Kosovës,që u mbajt në Prizren më 8-10 korrik 1945,i paraqitën vendimet e tyre të marra në Beograd për aneksimin e Kosovës nga Serbia. Në Kosovë do të vendosej për ato që ishin vendosur më parë në Forumet e Federatës e tê Serbisë. 6.Me qëllim të realizimit të Konventës jugosllavo-turke të vitit 1938,në Split më 1953 u takuan delegacionet e Turqisë dhe të Republikës Federative të Jugosllavisë,për arritjen e e Marrëveshjes Xhentëlmene që qëllim kryesor kishte largimin e shqiptareve nga trojet e tyre etnike dhe vendosja e tyre në shkretëtirat e Anadollit në Turqi. 7.Aksioni i mbledhjes së armëve nga shqiptaret në Kosove dhe disa vise tjera shqiptare në dimrin e viteve 1955-1956,pati per qëllim që përmes torturave dhe mizorive t’i nxis shqiptaret për shpërngulje. U rrahën dhe u mal tretuan më se 30.000 shqiptarë. Mbi 1.000 shqiptarë gjeten vdekjen si pasojë e torturimeve, ndërsa me mijëra të tjerë mbetën të gjymtuar për tere jeten. Gjatë viteve 1951-1966 për në Turqi u shpërngulen 400.000 mije shqiptar. 8. Në vitin 1956, në kohën e shpërnguljeve intensive të shqiptarëve në Turqi,u inskenua “Procesi gjyqësor i Prizrenit”,me të cilin u dashtë të diskualifikoheshin dhe të likuidoheshin politikisht shumë funksionarë të Kosovës dhe intelektual eminente të kombësisë shqiptare Ky proces gjyqësor duhej të “argumentonte” se këto kuadro ishin në pozitat e irredentizmit dhe të lidhura me shërbime të huaja informative Nëntë të akuzuar u dënuan me burgime të gjata. Dymbëdhjetë vjet më vonë,të gjithë këta u liruan dhe u shpallen të pafajshëm,ndërsa Kuvendi i Kosovës nxori një rezolutë,e cila e shpallte atë gjykim “të montuar dhe të inskenuar”. 9. Diferenca në mes të Kosovës dhe njësive tjera federale po rritej përherë e më tepër. Investimet në Kosovë gjate vitit 1981 janë 43% më të vogla se mesatarja e Jugosllavisë. 10.Të ardhurat për frymë në Kosovë ishin mbi gjashtë herë më të vogla sesa në Slloveni dhe pesë herë më të vogla se në Kroaci. 11.Si është e mundur që “Jugosllavia liberale” e Vllasit të vret 1000 demonstrues shqiptare sipas studiuesit amerikan Pedro Ramet .Të dënohen dhe të burgosen me mijëra të rinj shqiptare. 12.Demonstrimi i forcës në mënyrën më brutale nga policia serbe dhe ushtria jugosllave e lakuriquan iluzionin e fiksuar në vetëdijen e udhëheqjes komuniste se shqiptarët mund të jetojnë të “vëllazëruar e të bashkuar” me serbët, malazezet e maqedonasit. Pra gatishmëria për t’u flijuar për Kosovën dhe nxjerrja haptas e të vërtetës se sllavët nuk t’i bëjmë vëllezër ishin dy elementë që u krijuan në ndërdijen shqiptare gjatë demonstratave të vitit 1981. 13.Shqiptarët kërkuan republikë brenda federatës jugosllave dhe jo republikë të pavarur. Krijimi i Republikës së Kosovës do t’u mundësonte shqiptarëve çlirimin nga juridiksioni serb. Këto të dhëna të mirëfillta shkencore demantojnë katërçipërisht pohimet e z. Vllasi se Jugosllavia ishte shteti liberal në raport me shqiptarët.