Lajme

Fajon: Pa demarkacion s’ka liberalizim të vizave për kosovarët

By FerizajPress

July 05, 2016

Tanja Fajon, raportuesja e Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën, ka njoftuar se votimi për rekomandim për liberalizim të vizave për Kosovën është shtyrë për shtator dhe se ky votim varet shumë nga ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Shtyrja e votimit për lëvizjen pa viza të Kosovës për shtator varet në masë të madhe nga ratifikimi i marrëveshje së demarkacionit me Malin e Zi”, ka shkruar ajo në Twitter.

Rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave prë Kosovën nga Komisioni Evropian në Prishtinë erdhi në muajin shtator.

Komisioneri Evropian për zgjerim Johannes Hahn gjatë qëndrimit në Prishtinë më 17 maj tha se Kosova ka përmbushur, kryesisht, kriteret për liberalizim të vizave.