Lajme

Fabrika e leshit në Dragash u mbetët borxh deri në ‘fyt’ punëtorëve (Foto)

By FerizajPress

March 01, 2017

Kështu është shprehur një ish- punëtor i kësaj fabrike, i cili i ka thënë lajmi.net se fabrika nuk i ka paguar të gjitha parat sa ishte punëtorë aty.

Sipas tij, fabrika njëjtë ka vepruar edhe më punëtorët tjerë, duke mos i dhënë dy pagat e fundit. Përsëri duke ju referuar këtij të fundit, udhëheqësit e fabrikës po largohen së bashku me makineritë të prodhimit, që ai këtë veprim e ka quajtur “arratisje”, shkruan lajmi.net.

“Fabrika për përpunimin e Leshit “Remateks” e udhëhequr nga një korporate turke me qendër në Komunën e Dragashit e cila e ka mbyllur veprimtarinë e saj tashme 2 vite është e fundosur në borxhe të mëdha. Sot me datë 01.03.2017 erdhi në mënyrë të fshehtë që t’i merr makineritë e prodhimit dhe të largohet përgjithmonë nga aty. Mirëpo ky aktivitet “arratisje” i pandërgjegjshëm u bllokua nga firmat dhe ish-punëtoret te cilëve iu ka mbetur borxh. Kjo fabrike ka mbetur pa paguar punëtoret, të cilëve ju ka mbetur 2 paga brenda. Ndërsa firmave të tjera iu ka mbetur borxh afërsishme rreth 200.000 euro”,  ka thënë  ish punëtori i saj. /Lajmi.net/