Lajme

Evropa me stacione ultra të shpejta për mbushje të automjeteve elektrike

By FerizajPress

February 08, 2017

Furnizuesi elektrik nga Britania e Madhe, E.ON dhe kompania Clever me seli në Denimarkë që për fushëveprim ka ofrimin e shërbimeve, kanë bashkuar forcat në një partneritet për të ndërtuar stacionet ultra të shpejta për mbushje të automjeteve elektrike të cilat do të vendosen në autostradat kryesore në Evropë.

“Partnerët synojnë të themelojnë disa qindra stacione ultra të shpejta, në çdo 120-180 kilometra përgjatë autostradave në Evropë”, thonë nga kompania britanike E.ON.

Kompania në fjalë njofton se plani ambicioz i tyre përfshinë krijimin e rrjetit koherent pan-evropian për mbushje të shpejtë që do të jetë i aftë të përmbush nevojat e automjeteve elektrike si dhe gjeneratës së re të automjeteve elektrike në distancë të gjatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Fillimisht, stacionet do të mundësojnë mbushje prej 150 kilovat ndërkohë që përmirësimet teknologjike do të mundësojnë mbushje prej 350 kilovat.