Lajme

Evakuohet aeroporti i Amsterdamit, arrestohet një person (Foto/Video)

By FerizajPress

April 13, 2016

Policia ushtarake holandeze, ka arrestuar një person në aeroportin e Amsterdamit “Schipol”, dhe aktualisht janë duke u zhvilluar hetime pas raportimit të “situatës së dyshimtë”, raporton AP, derisa AFP shkruan se aeroporti është evakuuar pjesërisht për shkak të kërcënimeve të sigurisë.

Zëdhënësi i policisë ushtarake Alfred Elvanger, ka deklaruar se personi i paidentifikuar është arrestuar sot, dhe se aktualisht janë duke u kryer hetime pranë autobusëve të parkuar pranë terminalit të aeroportit, transmeton Telegrafi.

Elvanger nuk ka zbuluar detaje se pse është arrestuar ky person, duke pranuar se arrestimi është kryer për shkak “të raportimeve për situatës së dyshimtë. /Telegrafi/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=JW3binSWDAI?feature=oembed]