Prokuroria Themelore në Feriza ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.G., – zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.
Edhe për të pandehurin S.I., ish zyrtar i komunës Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.
Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, të dyshuarit N.G., i janë sekuestruar përkohësisht gjësendet si në vijim:
- Dokumente të tatimit në pronë,
- Dokumente të MMPH-së,
- Dokumente me plane,
- Kontratë e datës 08.10.17 (dy fletë),
- Lista me numra të parcelave,
- Telefon “Samsung S7”,
- Telefon Poco X3,
- Para të gatshme në vlerë prej 29,600 Euro,
- Para të gatshme 705,00 USD,
- Para të gatshme 170,00 CHF,
- Para të gatshme 60,00 Pound,
- Pushkë gjuetie automatike me nr. 50274,
- Thika të ndryshme (13 copë),
- Dorëz e revoles (1 copë),
- Fishek të gjuetisë 12 mm (8 copë)
- Karikator të zbrazët të armës Glock 19 (3 copë)
- Jakne të Policisë së Kosovës (2 copë),
- Jakne e Policisë polake (1 copë) dhe
- Pranga të Policisë (1 palë).
Ndërsa, tek i dyshuari S.I., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:
- Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”,
- Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator,
- Një (1) jelek anti-plumb,
- Një (1) thikë ushtarake,
- Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek,
- Një (1) gaz maskë,
- Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm,
- Dy (2) fishek të armës së gjatë,
- Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm,
- Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës,
- Dy (2) fishek të pistoletës E43,
- Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro,
- Dy (2) radiolidhje Switer,
- Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm,
- Një (1) palë dylbi “Tento X50”,
- Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme,
- Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta,
- Një (1) shufër metalike,
- Radiolidhje Motorolla,
- Një (1) telefon “Iphone 11” dhe
- Një (1) telefon “Huawei”.