Lajme

EULEX-i dënon sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri

By FerizajPress

August 17, 2017

“EULEX dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj Parim Ollurit. EULEX i dëshiron shërimin sa më të shpejtë dhe një hetim të shpejtë në këtë incident”, thuhet në reagimin e tyre.

Drejtori Ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri, është sulmuar mbrëmë rreth orës 22:00 afër banesës së tij, nga tre persona.

Policia është duke hetuar rastin, ndërsa Olluri ka marrë lëndime të lehta trupore.