Lajme

Eskalon situata në Kuvendin e Kosovës, gati përleshja fizike ndërmjet Lushtakut dhe Konjufcës (Video)

By FerizajPress

October 27, 2016

E situata për pak sa nuk doli nga kontrolli kur Nuredi Lushtaku nga radhët ePDK-së tentoi të ketë konflikt fizik me deputetin e VV-së Glauk Konjufca, teksa ky i fundit po reagonte ndaj akuzave që iu bënë atyre se ata e kanë sjell situatën që udhëheqsitë e UÇK-së të shkojnë në burg. Me parë, disa herë, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi që Konjufca të mos akuzojë pa bazë. Kjo ngriti tensionet në mesin e deputetëve të PDK-së të cilët nuk pranoni fyerje dhe akuza, transmeton lajmi.net.

Në atë moment, deputeti Nuredin Lushtaku është ngritur nga karrigia e tij dhe është sulur drejt Konjufcës.

“Ti vet i ke thonë Sami Lushtakut kriminel”, janë dëgjuar fjalët e Nuredin Lushtakut, të cilin e zmbrapsi shefi i GP të PDK-së, Zenun Pajaziti.

Para foltores menjëherë u renditën deputetët e Vetëvendosjes dhe të PDK-së, kurse Veseli shkoi të fliste me Lushtakun, e më pas edhe me Konjufcën. /Lajmi.net/

.