Ferizaj

Është mbajtur mbledhja e parë e KPF-së, bëhen këto propozime për Asamblenë Komunale

By FerizajPress

January 22, 2020

Ferizaj.22.01.2020

Këtë të mërkurë është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa e kryesuar nga Kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi -Bytyçi. Fillimisht para të pranishmeve, Kryesuesja ka paraqitur edhe pikat e rendit të ditës që ishin përgatitur për këtë mbledhje.

Me vota unanime të anëtarëve të këtij komiteti është bërë edhe propozim – vendimi për caktimin e orarit të mbledhjeve të Kuvendit të komunës për vitin 2020.

Pikë tjetër që u diskutua ishte edhe propozim-vendimi i Rregullores për Vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike dhe u morr vendimi që gjerë e gjatë kjo pikë të diskutohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës.

Ndërkaq, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë Burim bajram, ka bërë propozim – vendimin për ndarjen e subvencioneve në lëmin e bujqësisë.

E nga ana tjetër, edhe drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli ka bërë edhe propozim-vendimin për këmbimin e disa pjesëve kadastrale në Babush të Ri, në fshatin Mirosalë, Dardani si dhe të një ngastre në fshatin Papaz.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me datën 30 janar, duke filluar nga ora 10:00.