Ferizaj

Është mbajtur mbledhja e KPF-së, diskutohet për dhurim të mjeteve nga QKMF spitalit të Ferizajt

By FerizajPress

May 28, 2018

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka prezantuar edhe 12 pikat e rendit të ditës që ishin parapare për këtë diskutim. Pika e cila më së shumti morri vëmendjen e anëtarëve të KPF-së ishte propozim-vendimi për dhurimin e pajisjeve mjekësore nga Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare për Spitalin e qytetit të Ferizajt. Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Ferizaj, Besnik Berisha ka dhënë edhe arsyetimet e tij, se këto pajisje mjekësore nuk janë të nevojshme për QKMF-në, por ato më shumë i nevojiten spitalit të qytetit. Me këtë gjë nuk janë pajtuar drejtuesit e partisë opozitare në Ferizaj, duke thënë se QKMF-në nuk ka të drejta ligjore për dhurimin e kësaj aparaturë. Pas diskutimeve por dhe kundër, u vendos që në detaje kjo pikë të diskutohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës dhe aty të vendoset se a do të dhurohen, apo këto pajisje mjekësore. Në këtë mbledhje u përkrah edhe propozim-vendimi për vënien në diskutim publik edhe të draft rregullores për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisë komunal miqësor për fëmijë. Po ashtu në këtë mbledhje edhe disa pika të rendit të ditës për disa ngastra kadastrale si dhe raporti i punës për vitin 2017 , por edhe raporti i Auditorit të Përgjithshëm. Mbledhja e Kuvendit të Komunës, do të mbahet me datën 31 maj në orën 10:00.