Ferizaj

Është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

By FerizajPress

November 25, 2019

Këtë të hënë është mbajtur mbledhja e njëmbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa. Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi-Bytyqi, para anëtarëve të këtij komiteti ka prezantuar pikat e rendit të ditës që ishin përgatitur për këtë mbledhje, ndërsa si pikë shtesë ishte edhe raporti i komisionit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve.

Në këtë mbledhje u diskuta propozim-vendimi për shpërndarjen e druve, propozim-vendimi për zëvendësimin e përfaqësuesit të FSK-së në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësisë (KKSB). Deri më tani anëtarë i këtij këshilli ishte Ali Vishi, ndërsa në vend të tij do të jetë Fiton Kastrati.

Në këtë mbledhje nënkryetari i Komunës nga radhët e komuniteteve, Florim Bajrami, ka bërë edhe propozim-vendimin për miratim të Planit komunal për Ri-integrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar.

Ndërsa,drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim-vendimin e Rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2020.

Poashtu e para e Drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, para anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa, ka bërë edhe propozim-vendimin për miratim, harmonizimi dhe transferin e mjeteve nga kategoria ekonomike paga dhe mëditje.Në këtë mbledhje u diskutua gjerë e gjatë edhe një raporti i komisionit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve.

Mbledhja e KK-së do të mbahet me datën 29 nëntor duke filluar nga ora 10:00.