Ferizaj

Është hapur ekspozita me fotografi nga trashëgimia kulturore e trevës së Ferizajt

By FerizajPress

July 31, 2018

Ferizaj. 31.07.2018.  Dje, në kuadër të agjendës së aktiviteteve të “Ditëve të Diasporës”, në oborrin e Bibliotekës “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, Muzeu i Qytetit ka hapur ekspozitën me fotografi nga Trashëgimia kulturore e trevës së Ferizajt. Kjo ekspozitë mëton të paraqes momente të ndryshme historike të qytetit tonë si dhe pamjen e qytetit ndër periudha historike. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 02 gusht 2018.