“Ferizaj në dokumentet osmane 1873-1912” e autorëve prof.dr Ibrahim Gashi dhe Ayten Ardel është promovuar sot në kuadër të aktiviteteve për shënimin e gjashtëmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë promovim ka marrë pjesë shefi i kabinetit të Kryetarit Agim Aliu, Albion Sherifi, i cili ka vlerësuar lart këtë promovim të librit.
Ky libër i botuar do të shërbej, ndër të tjerash edhe si hapërim për shtigje të reja hulumtimi për studiuesit e rinj. Në këtë këndvështrim, për një kumtesë është paraqitur edhe profesori Skender Lutfiu.
E nga ana tjetër profesoresha e historisë Majlinda Misini, ka folur mbi rëndësinë e këtyre artefakteve të sjellura në këtë libër.Me botimin e këtij libri do të hapën shumë tema, e shtigje të tjera interesimi nga studiuesit, që do ta kenë pike referimi këtë libër. Për përvojën dhe kontributin e tij në këtë drejtim, ka folur edhe autori i librit prof.dr. Ibrahim Gashi.
Gjatë promovimit të këtij libri u tha se historiografia jonë gjatë viteve e shekujve gjithmonë ka pasur vështirësitë e veta në hulumtim të fakteve historike, në mungesë të dokumenteve, dëshmive, literaturës së mirëfilltë me burimore të historisë, e sidomos kur kemi parasysh rrethanat e vështira nën okupime të ndryshme, për t’u qasur në studime e burime të mirëfillta.
Si pjesë e trojeve shqiptare, edhe Ferizaj gjithnjë ka qenë terren me interes nga studiuesit e hulumtuesit, e sidomos pas themelimit në vitin 1873, që si “sebep” i ndërtimit ë qytetit, ishte bërë ndërtimi i hekurudhës.