Erdogan: Vetëm një pakicë e forcave të armatosura u përfshi në grusht shtet

By FerizajPress

July 20, 2016

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha sot se vetëm një pakicë e forcave të armatosura janë përfshirë në përpjekjen për grusht shtet gjatë javës së kaluar, por ai tha se ende nuk është e qartë saktësisht sesi kaq shumë njerëz kanë marrë pjesë.

“Është e qartë çështja e pakicave në forcat e armatosura. Organizata FETO është duke u përpjekur për të kthyer pakicën të dominon në shumicë”, tha Erdogan në një intervistë për Al-Jazeera, raportoi Reuters, transmeton lajmi.net.

Ai e akuzoi përsëri imamin, Fetulaha Gylen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, që është organizatori i grusht shtetit të dështuar. /lajmi.net/

 

 

.