Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë sot gjatë vizitës në Amerikë se islamofobia po rritet në SHBA, si dhe myslimanët janë në shënjestër të kandidatëve për president gjatë fushatës parazgjedhore.
Siç raporton Reuters e përcjellë Indeksonline, Erdogan në fjalimin e tij në hapjen e xhamisë në afërsi të Uashingtonit, të cilën e ka financuar Turqia, ka thënë se sulmet terroriste në Bruksel dhe Paris janë dukshëm me të zbehtë në krahasim me ato që i ka përjetuar Turqia, si dhe me sulmin terrorist në qytetin Lahore të Pakistanit.