Fama e Era Istrefit, këngëtares nga Kosova, por që tashmë po merr përmasa botërore është çdo ditë në ngritje e sipër.
Pos kërkesave për këngën e saj “Bon Bon”, ajo po kërkohet të jetë mysafire edhe në shumë programe televizive e radiostacione europiane.
Së fundmi Era ishte e ftuar edhe në radiostacionin e famshëm parisien Ado FM, i njohur në tërë Francën për shijen e hollë të muzikës R’n’B dhe DJ-it e famshëm, njofton Klan Kosova.
Në një lojë të udhëheqësve të emisionit me Erën, asaj i janë vënë në provë njohuritë e përgjithshme nga fusha të ndryshme.
Në disa pyetje autorja e “Bon Bon-it”, ka dalë mrië, ndërsa në disa të tjera, si për shembull në fushën e matematikës, kosovarja lë për të dëshiruar.