Lajme

EPP-ja mirëpret rrëzimin e murit në Mitrovicë

By FerizajPress

February 07, 2017

Presidenti Daul, i cili udhëheq familjen më të madhe politike evropiane, ku bëjnë pjesë partitë kryesore politike të qendrës së djathtë në Evropë, ka deklaruar se dialogu dhe lidershipi janë çelësa për të siguruar të ardhmen.

“Mirëpres rezultatin pozitiv rreth Urës së Mitrovicës në Kosovë. Hapja e urave dhe rrëzimi i mureve janë shenja inkurajuese për të rikthyer besimin. Përpjekjet e Kryeministrit Mustafa dhe biseduesve të involvuar patën një rol esencial. Dialogu politik dhe lidershipi janë çelës për të siguruar të ardhme më të mirë të përbashkët”, ka shkruar presidenti Daul, në rrjetet sociale.