Lajme

“EPP-ja krenare që ka në gjirin e saj një parti si LDK-ja”

By FerizajPress

December 24, 2016

Sipas një komunikate të LDK-së, presidenti Daul thekson po ashtu se lidershipi dhe qeverisja e mirë që kryeministri Mustafa dhe LDK-ja e kanë dëshmuar, janë fondamentale për Kosovën.

Po ashtu sipas LDK-së në letrën e kryetarit të EPP-së, konfirmohet e ardhmja evropiane e Kosovës.

Ky është mesazhi i EEP-së, për LDK-në

Me rastin e përvjetorit të 27-të të partisë suaj, jam shumë i lumtur t’ju dërgoj urimet dhe përgëzimet më të mira”.

“EPP-ja është krenare që ka në gjirin e saj një parti si LDK-ja, partia e parë në Kosovë pas rënies së komunizmit.

Që nga ajo kohë, ju e keni dëshmuar veten si një parti e përgjegjshme, duke kërkuar dialog konstruktiv dhe duke u përqendruar në zgjidhje konkrete. Në këto kohëra të vështira në të cilat po jetojmë, ju duhet të vazhdoni ta ndiqni këtë rrugë. Ju duhet të vazhdoni ta qeverisni vendin në mënyrë të përgjegjshme dhe të punoni për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, në bashkëpunim të ngushtë me fqinjët tuaj.

Siç e them gjithnjë, Bashkimi Evropian kurrë nuk do të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit. Ju jeni pjesë e familjes evropiane, dhe ne mezi presim t’ju urojmë mirëseardhje. Por që kjo të jetë e mundur, duhet akoma punë. Duhet të vazhdoni të jeni të përqendruar në normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët tuaj, në luftimin e korrupsionit dhe në ndërtimin e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit.

Lidershipi dhe qeverisja e mirë që kryeministri Mustafa dhe LDK-ja e kanë dëshmuar, janë fondamentale për këtë proces.

Tanimë është shënuar mjaft progres: Marrëveshja e Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian hyri në fuqi më herët gjatë këtij viti; keni përparuar drejtë plotësimit të kushteve nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave; dhe Kosova ka dëshmuar rritje të fuqishme ekonomike duke e fituar besimin e investitorëve dhe të organizatave ndërkombëtare financiare.

Por, përpjekjet tuaja nuk duhet të ndalen asnjëherë. Puna e juaj, me përkrahjen e familjes së EPP-së, duhet të vazhdojë.

Mezi pres ta vizitoj Kosovën në të ardhmen e afërt, dhe edhe njëherë ju uroj të gjitha të mirat për përvjetorin tuaj të 27-të”, shkruan presidenti i EPP-së, Joseph Daul.

.