Ferizaj

Enver Haliti e padit Imri Hashanin për shpifje

By FerizajPress

October 18, 2017

Ferizaj.18.10.2017. Kandidati për asamble komunale nga Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj Enver Haliti, ka paditur për shpifje kandidatin e LDK-së për asamblist Imri Hashanin. Haliti tha se padinë për Hashanin e ka bërë në Gjykatën Themelore të Ferizajt, duke u bazuar në, siç tha ai, të pavërtetat që kishte thënë Hashani në një debat televiziv në këtë kohë fushate.

“Gjatë rrjedhës së emisionit zotëri Hashani më akuzoi se unë gjatë kohës sa kam qenë drejtor i kulturës kam keqpërdor fondet e drejtorisë dhe me atë rast unë jam zotu dhe jam betuar para qytetarëve që do të ngrisë padi ndaj Imri Hashanit, gjë të cilën e kamë bërë dje në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Unë e shoh këtë si tentim të njollosjes së personalitetit tim, pasi që jam edhe bartës i listës së VV-së për këshilltar komunal”, tha Haliti. Enver Haliti inkurajon të gjitha fytyrat publike dhe qytetarët e tjerë, që nëse ballafaqohen me shpifje te tilla, t’i drejtohen organeve të drejtësisë.