Ferizaj

Eni Nebih Mahalla ka nevojë për ndihmë

By FerizajPress

June 09, 2016

Eni, kishte një aksident me biçikletë  para 9 javësh dhe akoma është në  komë në Spital në Turqi! Nga Spitali në Turqi është kërkuar shuma prej 90 mijë euro (30  mijë euro ka siguruar Ministria e Shëndetësisë) ,shumë të cilën familja nuk mund ta përballoj .

Për këtë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë kanë nisu aksionin  për grumbullimin e mjeteve për ndihmë Enit  që sa më shpejt të shërohet dhe ti kthehet familjes .

Familjarë të Enit gjithashtu kanë falënderuar të gjithë ata që deri më tash kanë ndihmuar e sidomos stafin mjekësor në QKUK  të cilët  deri në  shkuarjen në Turqi  i qëndruar afër Enit dhe bën gjithë atë që ishte në mundësit e tyre. Gjithashtu familjarët kanë falënderuar Ministrin e Shëndetësisë  e cila ndau shumën prej 30 mijë euro dhe bëri të mundur nisjen e Enit  për në Turqisë dhe këshilltarin e Ministrit të Shëndetësisë,Gëzim Kokollarin, i cili gjatë tërë kohës  i’u gjend afër Enit.

Për të gjithë  ata që duan të ndihmojnë më poshtë  mund të gjejnë të dhënat dhe llogarinë përmes të cilit mund ti  ndihmohet Enit.