Nënkampioni i Kosovës në shah Endrit Uruçi pas garave kualifikuese fiton të drejtën e pjesëmarrjes në Olimpiadën Botërore të Shahut Batumi 2018. Edhe pse 17 vjeçar ky Ferizajas ka arrit të përfaqësojë Kosovën dhe klubin e tij’’Dardania‘’ Prishtinë në shumë gara ndërkombëtare. E veçanta e këtij djaloshi është se arrin ta zhvilloj lojën e shahut në mënyrë shumë precize edhe pa tabelë e figura. Si 15 vjeçar ka dal kampion i qytetit dhe pas kësaj trendi i ngritjes së rejtingut të tij ndërkombëtarë ka qenë shumë i shpejtë.