Show Biz

Emrat që këndojnë të premten në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”

By FerizajPress

August 09, 2018

Festivali “Sunny Hill” është gati të nis edicionin e tij të sivjetmë me natën e parë të tij, atë të datës 10 gusht.

Jo të paktë janë emrat që do të ngjiten të premten në skenë për të argëtuar publikun shqiptar.

Ndër to është artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ardhja e së cilës ishte paralajmëruar prej muajsh.

Dua do të dalë para publikut në orën 23:00, teksa do të interpretojë live me orkestër disa nga hitet e saj më të fundit.

Në po të njëjtën natë, fansat shqiptarë do të kenë mundësi të argëtohen më shumë me muzikë ‘rock’, pasi janë këngëtarët e këtij zhanri ata të cilët dominojnë në natën e parë.

Rikthim në skenë do të bëjnë grupet Asgjë sikur Dielli dhe ODA (pjesë e të cilit është edhe babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjin Lipa).

Kjo është lista e plotë e këngëtarëve të natës së parë të festivalit “Sunny Hill 2018”:

Sytë MTNJ Kachinari Genc Salihu Gipsy Groove Offchestra Dren Abazi & Zig Zag Orchestra Asgjë sikur dielli Oda Jericho Grace Carter Stanaj Dua Lipa

Përveç mbrëmjes, aktivitete të ndryshme do të zhvillohen edhe gjatë ditës.

Dyert e festivalit hapen në orën 14:00.