Legjenda e Romës dhe kapiteni i klubit, Francesco Totti, dje shënoi golin i cili ka mundur të jetë i fundit për klubin e tij të fëmijërisë.
Totti u inkuadrua si rezervist në pjesën e dytë, për të shënuar golin e barazimit në minutat e fundit në takimin i cili përfundoi me rezultat 3-3 ndaj Atalantas, përcjell Gazeta Blic
Komentatori italian, Carlo Zampa, nuk mund t’i përmbante emocionet, kur Totti shënoi golin e tij të dytë sezonal.
Veterani 39-vjeçar ka shënuar 301 gola gjithsej për Romën, që prej debutimit të tij 23 vite më parë.
Shikoni videon e golit dhe reagimin e komentatorit italian më poshtë. /Gazeta Blic/
هدف الملك فرانشيسكو توتي في مرمى اتلانتا بتعليق كارلو زامبا ملك روما لم يمت بعد ! pic.twitter.com/sgIL1pVWj2 — ROMANO (@romanooo81) April 17, 2016