Show Biz

Emina Cunmulaj shkëlqen në “dimija e jelek” bashkë me vajzën e saj(Foto)

By FerizajPress

March 06, 2018

Ndonëse është njëra prej shqiptareve më të pasura në botë, modelja shqiptare, Emina Cunmulaj, asnjëherë nuk iu ikë traditave shqiptare.

Ajo nuk heziton asnjëherë të promovojë vendin e saj, por këtë herë ajo ka promovuar veshjet tradicionale të shqiptarëve të njohura si “dimija e jelek”, shkruan Indeksonline.

Që të dyja, nënë e bijë po duken shkëlqyeshëm të veshura me veshjet tradicionale shqiptare.

Kujtojmë se Emina është e martuar me miliarderin Sam Nazarian, ndërkaq së fundmi është në pritje të fëmijës së dytë./Indeksonline/