Në zyrat e Policisë Rajonale në Ferizaj është bërë pranim dorëzimi i detyrës së komandës rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.
Me këtë rast ish Drejtori i DRP në Ferizaj, Gazmend Hoxha, solemnisht i ka dorëzuar pozitën Drejtorit të sapo emëruar, kolonel Emin Beqirit.
Ish Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka falënderuar personelin e ploicisë rajonale për bashkëpunim, gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për krijimin e një mesi më të sigurt për qytetarët. Hoxha ka falënderuar institucionet komunale, Mediet, OJQ-të dhe të gjitha organizatat në rajonin e Ferizajt për bashkëpunim.
Hoxha pas lirimit të pozitës së Drejtorit Rajonal është transferuar në Prishtinë.
Në anën tjetër Drejtori i sapo emëruar Emin Beqiri me të pranuar detyrën e re ka thënë se do të vazhadoj që të ruaj imazhin e mirë të policisë të krijuar në Ferizaj.
“Ndihem i privilegjuar që jamë emëruar drejtor në Policinë Rajonale të Ferizajt dhe besoj që do të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha strukturat për mbajtjen e një mjedisi të sigurt. Besoj që edhe me kolonel Gazmend Hoxha do të vazhdojmë bashkepunimin por edhe të kemi përkrahje nga pozita ku ai po dërgohet . Me një staf çfar ka DRP në Ferizaj besojë që do ti arrijmë objektivat dhe ti kryejm detyrat që na obligon puna dhe profesioni ynë” ka thënë Beqiri.
Në Drejtorinë e Ferizajt u bë e ditur se ka pasur edhe lëvizje tjera në stafin menagjerial të policisë. Edhe zëvendes drejtori i policisë Basri Shabani tani e tutje do të transferohet në Prishtinë e në vend të tijë është emëruar Faton Pllana.
Ndërsa nga Administra, për në Prishtinë është transefur Luljeta Limani e në këtë pozitë është emëruar Xhavit Xhokli.
U bë e ditur se ndryshime janë bërë edhe në struktura tjera brenda Drejtorisë Rajonale të Policisë së Ferizajt.