Unai Emery ka identifikuar përforcimin e ri në Arsenal. “Daily Mail” ka njoftuar se menaxheri i “Gunners” ka bërë gati ofertën, për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Kingsley Coman. Emery dëshiron ta përforcojë sulmin për sezonin e ri, përcjell “lajmi.net”. Coman mund të largohet më lehtë nga Bayern Munich ku nuk konsiderohet titullar te skuadra kampione nga Bundesliga. /Lajmi.net/