Trajnerit të ri të Arsenalit, Unai Emery iu nevojitën vetëm 15 minuta, për të vendosur rreth largimit të Jack Wilshere. Mediat angleze raportojnë se Emery nuk kishte dyshime për largimin e mesfushorit, i cili nënshkroi me West Ham United. Wilshere nuk e bindi Emeryn se meriton vazhdimin e kontratës në Emirates Stadium, përcjell “lajmi.net”. Andaj, ai vendosi ta vazhdojë karrierën te skuadra rivale londineze. /Lajmi.net/