Qendra kryesore e mjekësisë familjare në Ferizaj, të premten ka përfituar edhe një donacion të ri, por kësaj radhe nga “Emerlad hotel”.
Në këtë kontingjent përfshihen mbulesa, çarçafë, këllëfë jastëkësh dhe rroba të banjës për nevojat e pacientëve në QKMF, në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal dhe në Qendrën Integruese të pacientëve me sëmundje mendore.