Elton Tahir, djali I këngëtarit ferizajas Labinot Tahiri si duket ka thyer një traditë të trashëgimisë. Jemi mësuar që zakonisht të shohim të bëhen këngëtar gati të gjithë fëmijtë e këngëtarëve të Estradës Kosovare.
Por Elton Tahiri është përcaktuar për diçka tjetër, që nuk ka të bëjnë me muzikën. Eltoni ka zgjedhur atë që më së shumti i fle për zemër dhe që di ta bëjë më së miri, futbollin.
Eltoni është lojtarë i ekipit ferizajas KF Ferizaj, por kohëve të fundit ka filluar trajnimet në AFF-Qendrën Sportive Trajnuese në Prishtinë.
Kjo qendër zakonisht ka angazhuar talentët të cilët kanë vazhduar në arenën ndërkombëtare.
Angazhimin e Eltonit dhe për talentin e tijë ka folur edhe trajner Hivzi Ahmeti, i cili ka thënë se me talentin që ka Eltoni së shpejti do ta shohim në arenën ndërkombëtare.
“Elton Tahirit i dëshirojmë mirëseardhje në qendrën më të madhe sportive në Kosovë “AFF”.
Përgatitjet për Eltonin kanë filluar, arenat ndërkombëtare po e presin talentin e qendrës sonë ashtu si shumë e shumë të tjerë që ëndrrat u janë bërë realitet!” ka thënë Hivzi Ahmeti.