Sot Caritasin e Kosovës e vizitoi Elmi Reçica, deputet në Kuvendin e Kosovës i shoqëruar nga Arian Ymeri, shef i grupit parlamentar të asambleistëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Ferizajt.
Ata u pritën nga Drejtori i Caritasit, d. Viktor Sopi së bashku me bashkëpunëtor të cilët u informuan për sfidat të cilat u ballafaquan në këtë kohë të pandemisë.
Caritas Kosova morri mirënjohje për punën e përkushtuar në shërbim të njeriut pasi që ishte prezent në sektorin shëndetsor me mëse 100 mjekë e qindra infermiere si preventivë për të ndaluar përhapjen e COVID-19.
Gjatë takimit u bisedua edhe për Kishën Engjulli Rojes e cila është në gjendje të amortizuar gjë të cilën nuk duhet lejuar pasi që dihet kontributi i saj gjatë shumë dekadave e në veqanti dekadat e fundit.
Reqica si bashkëvendas i qytetit shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për rolin e këtij tempullit i cili ishte frymëzim në kapërcimin e shumë sfidave…!
Drejtori i Caritas Kosova falenderoi për vizitë dhe mbështetje që në ecjen e përbashkët të jemi në shërbim të qytetarëve tonë.