Ferizaj

Elmi Reçica uron formimin e Ushtrisë së Kosovës

By FerizajPress

December 14, 2018

Sapo votuam në leximin e dytë miratimin e pakos së ligjeve, që mundësojnë transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, si element i fuqishëm i shtetësisë së Kosovës, duke i dhënë mandatin e forcës mbrojtëse.

Uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila do të mundëson fuqizimin dhe konsolidimin e mëtejmë të vendit tonë, hap rrugën e anëtarësimit në NATO, kjo forcë ushtarake do të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët dhe do ti shërbejë forcimit të paqes dhe sigurisë në rajon.

Me këtë rast falenderojmë SHBA-të dhe të gjitha vendet mike që kanë mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e saj në Ushtri të Kosovës.

Lavdi dhe nderim për gjithë ata që ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit!

Urime, gëzuar!