Ferizaj

Elmi Reçica takon infermieret e Ferizajt: Mirënjohje ndaj çdo punonjëse shëndetësore, mjekëve dhe gjithë personelit shëndetësor

By FerizajPress

January 19, 2021

Deputeti Elmi Reçica, dhe kandidati  për zgjedhjet e 14 Shkurtit, nga radhët e PDK-së sot ka takuar infermieret e shërbimit shëndetësorë në Ferizaj.

Me këtë rast Reçica ka falënderuar të gjithë punonjëset shëndetësore  në Ferizaj.

“Mirënjohje ndaj çdo punonjëse shëndetësore, mjekëve dhe gjithë personelit shëndetësor që shërbyen dhe vazhdojnë të shërbejnë në betejën ndaj pandemisë” ka thënë Reçica.

Ky është postimi i plotë i  takimit të Reçicës më punonjëset shëndetësore në Ferizaj.

Takim me punonjëset e shërbimit mjekësor në Ferizaj, me infermieret të cilat si heroina luftuan në përballje me luftën me pandeminë dhe shërbimi e kujdesi ndaj pacientëve nuk mungoi në asnjë moment.

Mirënjohje ndaj çdo punonjëse shëndetësore, mjekëve dhe gjithë personelit shëndetësor që shërbyen dhe vazhdojnë të shërbejnë në betejën ndaj pandemisë.

Dy qeveritë e kaluara, filluan dhe po e përfundojnë punën e tyre në përballje me pandeminë, të cilësuara si qeveritë e vetme me kapacitetet e njëjta shëndetësore dhe kjo tregon dhe dëshmon mungesën dhe vizionin e tyre për shëndetësinë.

Realiteti i krijuar kërkon domosdoshmërisht rimëkëmbjen e vendit, Kosova është goditur nga pandemia e nga menaxhimi joefikas, është dëmtuar në aspektin ekonomik, politik, shëndetësor e social. Platforma dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës ofron dhe mundëson rimëkëmbjen e shtetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik që synon rritje të qëndrueshme ekonomike që do të shkojë prej 5% deri 7%, ku prioritet për investime do të jetë zhvillimi i kapaciteteve dhe infrastrukturës shëndetësore. Fondi prej 1 miliard euro synon rritjen e pagës minimale prej 300 euro dhe rritje të pensioneve deri në 40%.