Ferizaj

Deputeti Reçica premton renovimin e Kishës Katolike dhe ngritjen e shtatores së Imzot Nikë Prela në Ferizaj

By FerizajPress

April 21, 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica bashkë me Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu vizituan sot Kishën Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, për të uruar klerin fetar katolik dhe besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve. Një pritje të ngrohtë, kreut institucional lokal dhe qendror, i rezervoi famullitari i Kishës Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, Dom Viktor Sopi i cili i uroi mirëseardhjen në shtëpinë e Zotit dhe falënderoi për urimet.

Deputeti Elmi Reçica, me rastin e kësaj vizite premtoi se do të renovohet Kisha Katolike “Engjulli i Rojës” si dhe do të vendoset shtatorja e Imzot Nikë Prelës në hapësirat e po kësaj kishe.