Ferizaj

Elmi Reçica po merrë pjesë në një takim të Parlamentit Evropian të Lutjeve Evropiane të Mëngjesit në Bruksel

By FerizajPress

December 07, 2016

Elmi Reçica , Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Kosovës, po merr pjesë në një takim joformal të Parlamentit Evropian të Lutjeve Evropiane të Mëngjesit në Bruksel . “Kënaqësi e veçantë të jem i pranishëm në Programin e Lutjeve të Mëngjesit Evropian në Bruksel, që po mbahet nga 6 deri më 8 dhjetor 2016 në Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian. Kjo ngjarje vjetore e organizuar nga anëtarët e Parlamentit Evropian, me pjesëmarrje të shumë personaliteteve nga Evropa dhe SHBA-të, në një mjedis dhe frymë tejet miqësore, me qëllim të lutjes për paqe dhe jetë të mirë në Evropë dhe në botë, të forcimit dhe thellimit të marrëdhënieve midis vendeve tona” ka thënë Reçica. “Pata rastin të bashkëbisedojmë me shumë anëtarë të Parlamentit Evropian dhe personalitete të tjera, midis tyre edhe me Princeshën Margaretha të Lihtenshtajnit” ka thënë Reçica.