Ndonëse festat e nëntorit, sot, janë më të veçanta, për shkak të tërmetit që preku kombin tonë, por, pikëllimin e përbashkët kombëtar e kalojmë me krenarinë e përbashkët kombëtare që na sjellin festat e nëntorit.
Uroj 28 Nëntorin e ngritjes së flamurit në emër të Pavarësisë, datëlindjen e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe paraqitjen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.