Ferizaj

Elmi Reçica: PDK tejkalon vetveten, voton buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021

By FerizajPress

December 28, 2020

Deputeti Elmi Reçica, pas votimit të buxhetit të republikës së Kosovës për vitin 2021 ka shkruar se PDK ka tejkaluar vetvetën dhe për të mirën e qytetarëve ka qenë pro aprovimit të buxhetit pavarësisht së është në opozitë. Kjo është hera e dytë  që PDK, edhe pse në opozitë ka votuar projekte në të mirë të qytetarëve. Para kësaj , ishte PDK  që mundësoj  votimin e 10 % të trustit dhe pakos së rimëkëmbjes.

Kjo është deklarata e plotë e deputetit Elmi Reçica

Partia Demokratike e Kosovës në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka votuar në lexim të parë projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, ashtu siç edhe kemi deklaruar dhe njoftuar opinionin ditë më parë se PDK-ja do të voton pro buxhetit.

Vota e PDK-së për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, njëherit është votë për ruajtjen e sigurisë kombëtare, votë për të gjitha kategoritë qytetare dhe shtresat sociale që varen prej buxhetit të shtetit, në mënyrë që vendi të mos jetë i kërcënuar në kuptimin e sigurisë kombëtare për shkak të mungesës së buxhetit dhe të shmangim momentet e një krize të plotë ekonomike dhe financiare, ku qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të mbesnin pa paga dhe pa pensione për shkak të mungesës së buxhetit. Dy qeveritë e fundit, Kurti dhe Hoti, me qeverisjen e tyre e rënduan vendin dhe e thelluan në krizë politike dhe ekonomike. E përkeqësuan vendin në të gjitha fushat.

PDK-ja është parti që merr vendime të mëdha, gjithmonë në përputhje me parimin tonë se jemi opozitë ndaj pushtetit por asnjëherë ndaj shtetit dhe qytetarëve, si forcë e tillë prijetare politike në vend zotohemi se do të përkushtohemi dhe do të punojmë edhe më shumë në ruajtjen, forcimin dhe konsolidimin e shtetit tonë, ka shkruar deputeti Elmi Reçica.