Ferizaj

Elmi Reçica: Mesazh falënderimi për kontributin e diasporës (Video)

By FerizajPress

February 06, 2021

Deputeti Elmi Reçica përmes një video ka falënderuar  diasporën për kontributin  e dhënë për rimëkëmbjen e shtetit .

Kontributi i madh i diasporës  në të gjitha fazat e zhvillimeve më të rënda të cilat i ka pasur Kosova, si në fazat e paraluftës, gjatë luftës dhe në shtet ndërtimin e sajë ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme. Mbështetje shumë të veçantë diaspora jonë ka dhënë në çështjet ekonomike dhe në çështjet që kanë rëndësi për  zhvillimin e Kosovës. Sidomos , gjatë pandemisë, kur e gjithë bota është gjunjëzuar diaspora jonë më shumë se kurrë ka ndihmuar  Kosovën, familjet e tyre  dhe të gjithë ata që kanë pasur nevojë.

Për më tepër mund ta përcjellni videon