Ferizaj

Elmi Reçica ftohet nga Gjykata Speciale

By FerizajPress

January 18, 2020

Gënjeshtra dhe mashtrimet të shëndruara në zakon apo virtyt të politikës karshi luftës për çlirim të Kosovës vërtet la gjurmë, madje Kosova vazhdon të bartë pasoja edhe në ditën e sotme nga politika e tillë.

Gjykata Speciale, padyshim është njëra nga produktet e këtij mashtrimi të madh, ku i tërë sistem i sigurisë serbe u angazhua që gënjeshtrën ta shndërroj në një të vërtetë duke e përsëritur vazhdimisht, dhe paraqitur si viktimë e agresionit të vetë.

Edhe veprimtari për lirinë e vendit, ish i burgosuri politik e pjestari i UÇK së- Elmi Reçica merr ftesë nga Specialja .

Për Ferizajn emri i Elmi Reçicës që nga paslufta është i lidhur ngusht gadi me të gjitha projektet vitale të Ferizajt, ku dha një kontribut shumë të madh në realizmin e tyre.

Gjatë ditës së sotme Dhomat e Specializuara kanë ftuar edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Gashi.

“Familjarë dhe miq të nderuar, ju njoftoj se dje me datën 16.01.2020 kam marrë ftesë të paraqiten në Prokurori Speciale në Hagë, në cilësi e të dyshuarit”, ka shkruar Gashi në Facebook