Kandidatët për deputet nga PDK, dega në Ferizaj sot kanë zhvilluar një takim me kryetarët e nëndegëve të këtij subjekti politik.
Bëhet e ditur se në këtë takim kandidatët për deputet edhe njëher kanë marrë përkrahjen e kryetarëve të nëndegëve dhe është diskutuar për përgatitjet për fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 Tetorit.
Për këtë edhe kandidati për deputet, Elmi reçica është ndarë I kënaqur nga ky takim me gatishmërinë e anëtarësisë për sfidat politike dhe përgjegjësit që do ti marrin pas zgjedhjeve të 6 Tetorit.8
“Në takimin me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Ferizaj, gjetëm gatishmëri të madhe për sfidat politike dhe fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit, ngase ne guxojmë të ndërmarrim reformat e mëdha të ndërtojmë të ardhmen – Për Ty dhe Shtetin!” ka shkruar Reçica.