Ferizaj

Elmi Reçica: Dyert e PDK-së do të jenë të hapura çdo ditë për mërgimtarë

By FerizajPress

July 23, 2022

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, thotë se në kuadër të Javës së Mërgatës kanë takuar shumë bashkatdhetarë, të cilët bashkë me familjet e tyre vizituan partinë e tyre.

Reçica thotë se PDK do të mirëpres bashkatdhetarët sa herë që ata do ta kenë vullnetin dhe dëshirën t’i vizitojnë.

Postimi i tij:

Java e Mërgatës në PDK na takoi me shumë bashkatdhetarë, të cilët bashkë me familjet e tyre vizituan Partinë Demokratike të Kosovës, takuan kryetarin e PDK-së si dhe bashkëbiseduan me deputetë.

Dje e mbyllëm këtë Javë, e cila do të organizohet tashmë çdo vit në PDK, do të bëhet traditë, por gjithashtu dyert tona do të jenë të hapura çdo ditë për mërgimtarë.

Ne do të jemi aty për t’i mirëpritur e bashkëbiseduar me ta sa herë që ata do ta kenë vullnetin dhe dëshirën të na vizitojnë.

Duke ju dëshiruar pushime të rehatshme në Atdhe, ju falënderojmë për vizitat!Mirupafshim në takimin tonë të ardhshëm!