Reperi i njohur Elinel i dha fund beqarisë së tij vitin e kaluar.
Ai është i martuar me Klementina Arifin, së bashku kanë një vajzë, dhe jetojnë në Prishtinë.
Në kujtim të përvjetorit të martesës, Elinel ka publikuar disa fotografi, të cilat i kishte realizuar bashkë me partneren e tij në ditën e tyre të dasmës.
E veçanta e këtyre fotografive, është se janë karizmatike. Në njërën nga to bashkëshortja e tij shfaqet duke e ndjekur pas reperin, ndërsa në tjetrën duke e tërhequr pas vetes.
Këtë set fotografik të ditës së tyre më të rëndësishme, çifti ia kishte besuar fotografit Betim Beqa.
Në llogarinë personale të reperit në Instagram, nuk kanë munguar edhe pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit. /Telegrafi/