Uruguaji u eliminua në çerekfinalen e Kampionatit botëror 2018, pas humbjes nga Franca me rezultat 2:0. Luis Suarez ishte i pafuqishëm në sulm pa partnerin e tij, Edinson Cavani, i cili mungoi për shkak të lëndimit. Eliminimi nga gara e madhe në Rusi shënon edhe përfundimin e një epoke te ekipi i Uruguajit, shkruan “Goal Italia”, përcjell “lajmi.net”. Të gjithë futbollistët kryesorë të ekipit janë në moshë prej mbi 30 vjeç. Pas katër vitesh në Botërorin e ardhshëm, skuadra mund të inspirohet nga të tjerë emra si Gimenez e Bentancur. /Lajmi.net/