Sport

Eliminohet Colorado, merr fund ëndrra e Gashit

By FerizajPress

November 28, 2016

Skuadra e futbollistit shqiptar u eliminua në finalen e “play off-it” të Konferencës së Perëndimit përballë Siatëll Saundërs teksa u mposht në të dyja ndeshjet me rezultatin e përgjithshëm 1-3.

Ditën e djeshme në takimin e kthimit të finales së Konferencës, Kolorado u mposht me rezultatin 0-1 pas golit të Morris të shënuar në minutën e 56. Gashi u aktivizua si titullar në këtë takim dhe qëndroi në fushë për 85 minuta, por nuk mundi të bënte gjë për të shmangur humbjen e skuadrës së tij.

Kolorado e kishte humbur ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 2-1 dhe në rast të një fitoreje minimale 1-0 mbrëmjen e djeshme do të ishte shpallur kampion i Konferencës dhe do të ishte kualifikuar për në finalen e madhe të “play off-it” të kampionatit amerikan ku përballen kampionët e dy konferencave. Gashi e mbylli këtë sezon në SHBA me 10 gola të shënuar.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.