Paris Saint-Germain ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Unai Emery pas humbjes dhe eliminimit nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.
Dhe, në vend të tij ata dëshirojnë menaxherin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino, raporton e përditshmja britanike “Evening Standard”, përcjell “lajmi.net”.
Pochettino ka luajtur për PSG mes 2001 dhe 2003. Ndërsa, ai kërkohet edhe nga klube tjera të mëdha përfshirë Barcelonën. /Lajmi.net/