Lajme

Ekstremistëve serbë tash u ka mbetur vetëm Putini i largët

By FerizajPress

June 28, 2018

Kryetari i lëvizjes nacionaliste serbe të veriut të Kosovës “Otadzbina” i ka shkruar letër Vlladimir Putinit, përmes të cilës i është kërcënuar drejtpërdrejt Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit, duke i thënë se do ta gjejë fati i Zoran Gjingjiqit, i cili e pësoi me jetë përmes një atentati. „Fati tragjik që e ka gjetur kryeministrin e ndjerë të Serbisë Zoran Gjingjiqin, qartë i tërheq vërejtjen Aleksandar Vuçiqit se çka ndodh me ata që nuk i përmbushin premtimet“, – ka thënë ndër të tjera Ristiqi në letrën drejtuar Putinit! Mediat serbe sot kanë shkruar për këtë letër, duke thënë se megjithatë Putini gjendet larg Kosovës! Sllavisha Ristiqi është i njohur për lidhjet e tij me rusët. Gjithashtu, ai është deputet i Kuvendit të Serbisë me levizjen “Dveri”.