Ferizaj

Ekspertja e mjedisit Sonnen bisedon për çështje mjedisore të Ferizajt

By FerizajPress

April 20, 2016

Ekspertja e kompanisë gjermane SES, e angazhuar nga GIZ për projektin “Gara për mjedis të pastër” në Kosovë, Ute Sonnen, u takua sot me kreun e Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe me zyrtarë të mjedisit, për të bashkëbiseduar rreth këtij projekti.

“Gara për mjedis të pastër” në Kosovë është një projekt për të cilin garojnë 16 komuna të Kosovës dhe katër kompani regjionale të higjienës publike. Projekti në vlerë 3.4 milionë eurosh synon përmirësimin e mjedisit jetësor në komunat e Kosovës, por për të përfituar prej tij, komunat duhet t’i plotësojnë disa kritere për menaxhimin e mbeturinave.