Ferizaj

Eksperti gjerman arrin në KEK, pritet riparimi i njësisë B2

By FerizajPress

December 26, 2021

Eksperti gjerman që pritet ta saktësoj problemin e turbinës të bllokut “B2” të termocentralit “Kosova B” ka arritur dje.

Klankosova.tv merr vesh nga burime të sigurta brenda KEK-ut se eksperti në fjalë është vetëm monitorues, ndërkohë e gjithë puna do të kryhet nga ekspertët e KEK-ut dhe gjatë ditëve në vijim pritet të saktësohet data e sanimit dhe e rikthimit në punë të njësisë prodhuese “B2”.

Ndërsa, sa i përket situatës me energjinë, kryeministri i vendit Albin Kurti, këtë të diel tha se e kupton frustrimin e qytetarëve, por që sipas tij, këto janë shkak i qeverive të kaluara.