“Situata e krijuar e jashtëzakonshme, pas një veprimi skandaloz, me një akti juridik dhe politik të presidentit të shtetit me të cilën është cenuar, është shkelur rendi juridik dhe kushtetues i vendit, akt i cili ka atributet e një akti anti-shtetëror. Pasi ky akt ushtrohet nga presidenti i shtetit, kurse ai mban përgjegjësi politike, kurse përgjegjësia politike është në kompetencë të kuvendit, kjo situatë i imponon kryetarit të kuvendit por edhe të gjithë deputetëve pasi janë përgjegjës në qoftë se nuk thirret seanca dhe nuk vendoset pika e përgjegjësisë së kryetarit të shtetit”, tha Osman Kadriu, profesor.
Ndërkohë avokati Dragan Malinovski thotë se vendimi i presidentit Ivanov nuk është asgjë tjetër përveç se një goditje e fuqishme ndaj së drejtës dhe proceseve demokratike në Maqedoni.
“Presidenti nuk mund të shqiptojë kështu falje masive pasi kjo në fakt po kthehet në një amnisti, që në fakt është nën kompetenca të Kuvendit, por ja edhe nëse e quajmë këtë si një falje këtu kemi një shkelje dramatike të vetë ligjit për falje pasi kur të shihni vendimin për falje mund të shihni se ai thirret në nenin 11 të ligjit të vjetër të vitit 1993 i cili është jashtë përdorimit pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila u miratua kohë më parë në fakt nuk e ripërtriti këtë nen 11”, deklaroi Dragan Malinovski, profesor.
Kadriu dhe Malinovski thonë se në bazë të Kushtetutës së Maqedonisë, Kuvendi duhet të ngre procedurë për përgjegjësinë politike të kryetarit, kurse për të qenë ky akt legjitim duhet të votojnë 2/3 e deputetëve, nga gjithsej 123 deputetët ‘pro’ të votojnë 82 prej tyre. Më pas vendimi për përgjegjësinë politike duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese e cila njëjtë me 2/3 e votave duhet të vërtetojë përgjegjësinë e më pas me fuqinë kushtetuese vërtetohet pushimi i funksionit të presidentit./AlsatM
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=XFf3BbG19m4?feature=oembed&w=640&h=360]
The post Eksperetët: Vendimi i Ivanovit antikushtetues, të mblidhet Kuvendi (VIDEO) appeared first on Lajminet.