Ekskluzive: Gruevski po planifikon te arratiset nga Maqedonia?

By FerizajPress

May 26, 2016

Po sipas këtyre burimeve, arsye që Gruevski pritet ta merr ketë veprim është zbrazja, apo bartja e llogarive bankare nga bankat e Maqedonisë në vendet e treta.

Po sipas këtyre burimeve, një veprim të tillë përveç Gruevskit është duke e bërë edhe ish shefi i inteligjencës maqedonase, Sasha Mijallkov dhe 4 biznesmenë maqedonas, të cilët kanë keqpërdorur fondet shtetërore.

Përveç përpjekjeve për zbrazjen e llogarive bankare nga Maqedonia, burime ndërkombëtare bëjnë të ditur se klika e afërt e Gruevskit po bashkëpunon ngushtë edhe me rusët që ta shpëtojnë edhe Gordana Jankullovsken, e cila për gati 10 vjet ka mbajtur pozitën e Ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, bënë të ditur KosovaPress.

Një fakt tjetër evident është edhe se bankat ne Maqedoni po shënojnë kohëve të fundit rënie të të hollave nga kursimet, e veçanërisht nga firmat e lidhurame pusht etin, por edhe të tjerat të cilat tashmë janë duke e vërejtur një destabilitet në Maqedoni.

Nikolla Gruevski është zgjedhur për herë të parë Kryeministër i Maqedonisë, në vitin 2006 dhe ka qëndruar për gati 10 vite në këtë pozitë (nga viti 2006 deri në fund të vitit 2015).

Para se të zgjidhej kryeministër, Gruevski ka qenë Ministër i Financave nga viti 1999 deri në vitin 2002 në qeverinë e Ljupço Georgievskit.

Në vitin 2003 është zgjedhur Lideri i Partisë VMRO-DPMNE, pas largimit të Ljupço Georgievskit.

The post Ekskluzive: Gruevski po planifikon te arratiset nga Maqedonia? appeared first on Lajminet.