Ferizaj

Ekrem Mustafa dhe Sedat Ismaili kandidat nga AKR në Ferizaj?

By FerizajPress

September 06, 2019

Në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet e 6 Tetorit edhe AKR, dega në Ferizaj po bënë përgatitjet  për ti hyrë kësaj gare.

Sipas burimeve  të sigurta merret vesh se nga AKR dega në Ferizaj janë propozuar dy kandidat.

Kandidatët  të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet e  6 Tetorit nga AKR, dega në Ferizaj janë Ekrem Mustafa, aktualisht  Ministër në detyrë në Ministrinë e Brendshme dhe Sedat Ismaili, aktualisht  epror  në policinë e Kosovës, e që ka të mbaruar edhe  shkallën e Doktoraturës.